Bumçi: Shumë pak deputetë mbështesin hapur Berishën. Lami: Foltoret janë të personalizuara

Më të fundit


Për pedagogun Roland Lami debati për krytarët e dy forumeve dhe ai mes Bashës dhe Berishës janë të personalizuar si Foltorja. I ftuar në emisionin “Real Story” me Sokol Bakkën, Lami tha se elita e PD-së është në drejtim të paditur.

“ Drejtuesit aktualë të dy forumeve pse nuk i nënshtrohen garës por fshihen pas statutit. Ky debat është i personalizuar. Edhe Foltoret janë të personalizuara. Asgjë nuk ka ndëryshuar në demokracinë e brendshme të PD-së. Në thelb PD është një parti që ka probleme me demokracinë e brendshme. Berisha do të legjitimohet me 11 dhjetor dhe do të kuptojmë nëse do të jetë ai që do ta hapë partinë në dhjetor. Elita e PD-së sot është në drejtim të paditur”- tha ai.

Nga ana tjetër për ish-deputetin e PD Aldo Bumçi Basha ka qenë një kryetar real i PD-së dhe jo kukull e Berishës. Sipas tij Basha mme opozitën e ndërtuar nuk e kontrollon dot qeverinë.

“Nëse ne dhe Berisha nuk do të kishim mbështetjen e nevojshme ai do ta shtynte Kuvendin. Berisha ka njerëz që shkojnë e mbledhin firmat. Janë kaluar 4 mijë. Mbledhja e firmave bazohet tek mbështetja nga veriu në jug, madje më e madhe në jug. Sot nuk kemi një opozitë të fortë. Demokracinë e mban në këmbë opozita. Basha nuk e kontrollon dot qeverinë. Me të në krye të PD-së Rama është mbret. Me Berishën rikthehet projekti opozitar. Nga 52 deputetë sa kanë dalë në Foltoren e Berishës? 13. Basha nuk ka qenë kukull e Berishës, ka qenë kryetar i vërtetë. Deputetët, kryetarët e bashkivë, kryetarët e degëve e kanë vërtetuar që Basha ka qenë kryetar i vërtetë se përdryshe do rreshtoheshin me Berishën- tha ai.



Skip to toolbar