Lubonja: Sherri Berisha-Basha, dëm që i bëhet vendit Pse janë më mirë tre parti

Më të fundit


Analisti Fatos Lubonja tha se ato që mund të quhen suksese të një force politike apo një tjetre i dedikohen dështimit të qeverisjes. Lubonja deklaroi në “Real Story” në News24, kur Berisha erdhi në 2005, më së shumti nuk i dedikohet Berishës, por një sistemi korruptiv që e ngriti Nano.

Ai theksoi se më mirë të jenë tre të tilla parti, se ka më shumë check and balance se sa kur humbet gjithë pushteti i opozitës dhe ngelet një parti shtet si sot.

Ndaj ai tha se e shikon Berishën si një luftëtar më efikas se Basha për të mbajtur në këmbë një parti e cila mund t’i kundërvihet më me forcë kësaj partisë-shtet.

“Ka kohë që s’mund të flitet me entuziazëm në politikën tonë.
Ato që i quan suksese të Berishës dhe ato që i quan suksese të PS-së, ku mund të hyjë dhe fitorja e 97-98 më së shumti i dedikohen dështimeve të atyre që kanë qeverisur. Berisha kur e ka marrë herën e parë rehabilitoi PS-në.

Kur Berisha erdhi në 2005, më së shumti nuk i dedikohet Berishës, por një sistemi korruptiv që e ngriti Nano dhe e çoi spiralen në një zbritje gjithnjë e më poshtë. Po kështu dhe në 2013. Në qoftë se do të ikë Edi Rama ndonjë ditë, do ikë sepse të gjithë njerëzit e ndershëm kanë ikur në Europë. Kështu që siç e lexoj unë, është thjesht lufta kush ta mbajë partinë që nesër të ketë mundësinë të vijë në pushtet. Ajo që kundërshtoj unë duke reduktuar optimizmin, ka qenë kjo që më mirë të jenë tre të tilla parti, banda që i kam quajtur se ka më shumë check and balance. Frenohet pak më shumë korrupsioni, krimi i organizuar se sa kur humbet gjithë pushteti i opozitës dhe ngelet një parti shtet si sot. Berishën e shikoj si një luftëtar më efikas se Basha për të mbajtur në këmbë një parti e cila mund t’i kundërvihet më me forcë kësaj partisë-shtet që ka ngritur Edi Rama. Të flasësh për ndonjë ndryshim të madh që mund të sjellë Berisha, unë nuk e besoj që as Basha me Berishën së bashku nuk e sjellin dot.

Lajmi më i parë më i gjati në Itali lidhet me pandeminë. Lajmi i dytë ajo që po ndodh me Poloninë në kufi me Bjellorusinë. Kurse ne kemi kaq kohë që merremi me sherrin Berisha-Basha, është një dëm që i bëhet Shqipërisë. Nuk është një dëm vetëm ndaj opozitës, por edhe ndaj Shqipërisë”, deklaroi Lubonja.



Skip to toolbar