Dy të rinj janë futur në orët e para të mëngjesit në një banesë në fshatin Pllanë të Lezhës për të grabitur, por janë pikasur nga fqinjët.
Sirena e një ambulance i ka frikësuar hajdutët, pasi kanë menduar se është automjet i policisë, e për pasojë kanë tentuar të largohen me shpejtësi.
Mirëpo, disa banorë të lagjes i janë vënë në ndjekje, duke bërë të mundur bllokimin e njërit prej grabitësve.
Sipas banorëve, gjatë tentativës për t’u larguar, njëri prej grabitësve ka hedhur në ferra pistoletën dhe një telefon, ndërsa tjetri është larguar në drejtim të malit.
Ndërkohë, policia po punon për kapjen e autorit të dytë.