Avokati Spartak Ngjela, foli në rubrikën “Opinion” në “News24” për debatet e brendshme politike, ndërsa u ndal edhe tek foltoret e organizuara nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Gjatë bisedës, Ngjela tha se ‘foltoret’ po organizohen për të rrëzuar Bashën, duke sqaruar se kjo nuk bëhet pa një mocion mosbesimi.
Avokati tha se kreu i PD-së Lulzim Basha tashmë ka një përkrahje amerikane.
Po ashtu theksoi se i gjithë problemi qëndron në faktin se, Sali Berisha nuk mund të kthehet dot në Partinë Demokratike sepse rrezikon aleancën me Amerikën.
“Në Kuvendin Kombëtar të tyre janë deputetët, në të gjithë atë grup që kanë ata mund të jenë edhe 6 mijë veta. Si sistem e njoh.. Duhen 25% e forumit. ¼ e delegatëve sepse delegatët janë permanent. Pra i duhen rreth 700-800 firma. Vështirësia qëndron në faktin se nuk mund ti falsifikosh, por stafi i Saliut është falsifikator i gjithë. Ajo ¼ duhet ti ketë firmat me akt noterial. Këta shprehen se do të rrëzojnë kryetarin, ka një ngërç që mund ta zgjidhin gjykatat e mëdha. Pra nuk mund të rrëzosh dot një kryetar që është zgjedh një njeri një votë në një forum. Pastaj dëgjova që forumi i tyre është shumë i madh. Po kryetarin kush ua rrëzoi Rroc Noku? Duhet mocion mosbesimi me firma të kontrolluara, unë ngre pyetjen se si do ti bëjnë? Në Kuvendin Kombëtar janë edhe 58 deputetë janë gjithë kryetarët e partive të degëve”, tha ai.
Gjatë intervistës, avokat Ngjela tha se rrëzimi i kryedemokratit Basha është i vështirë, pasi sipas tij segmente të caktuara i ka emëruar vetë Basha.
“Nëse të gjithë mbështetësit e Bashës nuk shkojnë në Kuvend atëherë mbaron e gjithë loja. Gjithë vështirësia nuk është bërë për të mbrojtur Bashën, por është një sistem juridik. Pra rrëzimi i tij është shumë i vështirë sepse segmente të caktuara të tyre i ka emëruar ai. Derisa të bëjnë mocionin nuk flasim dot.
-A rrezikojmë të kemi institucione paralele?
Ngjela: Nuk ka institucione paralele. Statuti nuk pranon institucione paralele. Është person juridik Partia Demokratike. Rrëzimi i kryetarit nuk mund të fillojë pa një mocion mosbesimi 50+1. Përqindja e rrezikut që të rrëzohet Basha sipas kalkulimit tim e ka 25%. Nëse nuk mbledhin 25% firma të forumit kombëtar, nuk çelet Kongresi. Nëse firmat nuk janë me akt noterial, janë të falsifikuara atëherë kemi vepër penale.
Aksioni i ish-kryeministrit Berisha pavarësisht shpalljes non-grata. Mesazhet e SHBA-së duhet të ishin më të forta?
Ngjela: Ai thotë foltore. Atyre nuk ia lë sistemi individual. Nuk mund ti heqin fjalën. Këtu flitet se çfarë do të realizojnë foltoret. Duhet të kishte një investigim, por gazetaria ka heshtur…Vështirësia është tek votomi. SHBA nuk e pranojnë politikisht Sali Berishën sepse ka korrupsion dhe ka bërë vepra të tjera penale që mund të shkojnë ndërkombëtarisht, kaq dimë për këtë. Kemi edhe përjashtimin nga Basha që tha kam parë provat dhe jam tmerruar. Ne nuk i dimë provat. Tani akti administrativ i Blinken ka marrë formën e prerë. Berisha se ka ankimuar vendimin e DASH, kjo është pranim fajësie. Doli një lajm që akti administrativ që ka nxjerr Saliu non-grata ka shkuar në Kongres të votohet, deri tani është sekret shtetëror.
Së fundmi Ngjela tha se akti që ndërmori Basha për përjashtimin e Berishës do të akumulojë hap pas hapi forcë politike.
“Unë shoh që bazën e ka të vetën…Dosja e Saliut është sekret dhe fakti që është sekret nuk mund ta diskutojë askush”, tha ndër të tjera ai.