Mega grabitja në Rinas, Klement Çala futet në izolim

AKTUALITET


Klement Çala, një nga protagonistët e super-grabitjes në Rinas, i cili ndodhet pas hekurave, është ndëshkuar nga Drejtoria e Burgjeve, pasi në qelinë e tij janë gjetur celularë.

Mësohet se pasi janë konstatuar sendet e palejuara, ndaj Çalës është marrë masa për t’u vendosur për 3 muaj në izolim.

Ndërkohë që Çala e ka kundërshtuar këtë masë. Klement Çala është i akuzuari i 7-të si pjesë e bandës së grabitësve që vodhën paratë e bankës në rrugën e Rinasit, përkatësisht në Qafë Kashar.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar Klement Çalën me 25 vite burg më 14 nentor 2017 si një nga të akuzuarit për grabitjen e 3.2 milionë Eurove në rrugën e Rinasit.



Skip to toolbar