Manastirliu: Mbi 18 mijë qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës anticovid

CORONAVIRUS


Prej datës 1 nëntor ka filluar vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës anticovid. Me anë të një postimi në facebook Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se janë në shumë se 18 mijë qytetarë që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës anticovid.

“Më shumë se 18 mijë qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës në këto ditë të para të nëntorit, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur e për ta përballuar më mirë dimrin që është në prag”, shkruan Manastirliu.

Prej datës 1 nëntor ka filluar vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës për personelin shëndetësor, për qytetarët +60 vjeç me sëmundje kronike si dhe për personat +18 vjeç me frenim të imunitetit. Deri sot janë kryer 18,432 doza të treta vaksine anticovid. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,971,973 doza të vaksinës ndaj COVID-19.

Postimi i ministres Manastirliu:

Më shumë se qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës në këto ditë të para të nëntorit, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur e për ta përballuar më mirë dimrin që është në prag.
Kontakto mjekun e familjes.

VAKSINOHU

JetaJoteVLEN



Skip to toolbar