Dua Lipa i kërkon Presidentes së KE liberalizimin e vizave për Kosovën

AKTUALITET


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa teksa mori të mërkurën Çmimin për Lidershipin e Dalluar nga Organizata “Atlantic Council”, përfitoi nga rasti për t’i kërkuar Presidentes se Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen liberalizmin e vizave për Kosovën.

Ajo theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave më shumë se tre vjet më parë.

“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose për kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?

Kosova është edhe shteti më i ri në Evropë. Janë vetëm 13 vjet të shkurtra në rrugëtimin tonë të pavarësisë. Dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në gjenet tona.

A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve dhe të shëronte lëndimin nga konflikti i fundit?”,- tha ajo



Skip to toolbar