Sekuestrohen 72 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Igumenice, në zonën e gjelbër kufitare, ku janë gjetur 2 çanta që përmbanin 67 pako me 72 kg 634 gram marijuanë.
Zona është krehur me qenin “Lussy” të policisë greke. Operacioni ka nisur dje në mëngjes dhe vazhdon ende nga policia greke. Dy ditë më parë u sekuestruan edhe 6 kg brenda qytetit të Igumenicës në një tjetër operacion.
Sipas policisë greke, çantat janë gjetur në zonën malore, pranë vaskave të peshkut në Loridha, Sajadhë të Igumenicës.
Prej 1 shtatorit të këtij viti, policia greke ka kapur rreth 1.2 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.