Abazoviç: Vizita e Escobar dominon luftën kundër korrupsionit

BOTA


Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se pas bisedimeve me Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar ju ofrua mbështetje e madhe në sektorin e sigurisë.

“Mbështetje të madhe nga administrata e SHBA-së për sektorin e sigurisë në operacionet më komplekse”.

Ai ka thënë se vizita e Escobarit në Mal të Zi, e cila përfundon të premten e 12 nëntorit, i kushtohet kryesisht luftës kundër korrupsionit.

“Ajo që pretendojmë është vërtetuar. Unë mendoj se është e qartë për të gjithë tani. Ka filluar”, ka shkruar Abazoviç në Twitter.

Më 11 nëntor, i dërguari special i presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në takim me Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiç, e ka nxitur atë për progresin në drejtësi dhe reformat elektorale.

“Ai [Escobar] gjithashtu i shprehu shqetësimet e tij për çështjen e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë e cila mund të fryejë tensionet nacionaliste”, bën të ditur Ambasada e ShBA-së në Podgoricë.

“Deputet e Malit të Zi duhet të punojnë së bashku për të luftuar korrupsionit dhe të çojnë përpara interesin publik”, përfundon njoftimi i ambasadës amerikane në Mal të Zi.

Ndërkaq Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiç në takim me Gabriel Escobar, tha se “lufta kundër korrupsionit është prioritet në agjendën e tij politike”.

Në ditën e parë të vizitës, Escobar është takuar me presidentin Milo Gjukanoviç gjersa dje me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit, Zdravko Krivokapiç, gjegjësisht Aleks Beçiç, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Ndryshe, Escobar gjatë ditëve të kaluar ka qëndruar edhe në Bosnje-Hercegovinë, ku ka takuar disa lider shtetëror gjersa ka refuzuar ta takojë politikanin serb, Milorad Dodik.



Skip to toolbar