Kërcënohet Di Maio, foto e tij përfundon në revistën e ISIS: Pushtimi i Romës…!

BOTA


Al Naba, revista e ISIS është rikthyer për të kërcënuar Italinë dhe Luigi di Daio duke publikuar një foto të ministrit të Jashtëm në faqen e saj.

Në artikullin e titulluar “Pse i tremb Kalifati”, përmendet edhe “pushtimi i Romës”.

Në korrik kreu i Farnesinës kishte marrë kërcënime në të njëjtën revistë.

“Unë jam afër Luigi di Maio për sa i përket kërcënimeve shumë serioze të bëra nga ISIS.

Ne nuk kemi frikë, angazhimi i tij në shërbim të vendit dhe stabilitetit kombëtar nuk do të ndikohet nga akte intimiduese.

Ajo që prek Luigin, prek secilin prej nesh, shkroi në Twitter ish-kryeministri italian Giuseppe Conte, shkruan TG Com



Skip to toolbar