Kulluri: Firmat për Kuvendin e Berishës janë me emër dhe mbiemër, përse nuk shkojnë t’i verifikojnë?

Më të fundit


Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri, drejtori i ‘News24’ Robert Rakipllari dhe analisti Fatos Lubonja komentuan në emisionin ‘RealStory’ qëndrimin e kreut PD Lulzim Basha për Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij Kulluri u shpreh se 4200 firmat janë me emër dhe mbiemër dhe se nuk sheh arsye përse nuk ulen për ti parë, pas thirrjes nga kreu i Këshillit Edi Paloka për të bërë verifikimin e tyre.

Nga ana e tij drejtori i Informacionit të ‘News24’, Robert Rakipllari theksoi se proceduara partiake për të nuk ka rëndësi, duke shtuar se anëtarët e Kuvendit Kombëtar të PD-së janë trupë politike.

Analisti Fatos Lubonja, ndërsa u tregua kritik ndaj kryedemokratit Basha, tha se nëse ka një listë me firma, atëherë të ballafaqohen dhe në rast se nuk janë të falsifikuara atëherë zgjidhet çështja, sipas tij ose Berisha mashtron ose Basha kërkon të marrë vendime autoritare.

“Ka një problem, a janë dot dy 51% në dy Kuvende të ndryshme? Në një Kuvend do të ketë shumicë, ose tek asnjë nuk do të ketë. Kjo që ka bërë Basha është për të shkuar në gjykatë, nuk është kuvend serioz ky. Regjistrohet në gjykatë formalisht, depozitohen dhe njihen”, tha Kulluri.

Pjesë nga biseda:

Rakipllari: PD është një institucion…Nuk ka sens…Ne flasim për dy palë që i imponohen njëra-tjetrës…Pala që ti po e bën këtë kongres kundra ka të drejtë minimalisht të verifikojë emrat. Datën e mbledhjes e cakton kryesia.

Kulluri: Kuvendi vetë-mblidhet. 4200 firmat janë me emër mbiemër…

Rakipllari: Unë jam totalisht i paanshëm, them mendimin tim. Lulzim Basha duhet të jepte dorëheqjen sa herë ka humbur zgjedhjet.

Kulluri: Unë nuk e kam njohur. Kam thënë ky mund të jetë kryetar partie, por nuk është legjitim se ka pasur përjashtime. Nëse zoti Paloka si kryetar i Këshillit bën thirrje për të verifikuar, nuk e kuptoj çfarë problemi kanë.

Lubonja: Këtu ka diçka që përpiqen ta s’fumojnë, ta ngatërrojnë. E dimë që Basha është shprehur se nuk ka dashur të shkojë tek baza e partisë për dy arsye, e para sepse nuk kishte hall se kompromentoj partia se e dyta sepse donte të ruante unitetin e partisë. Tani e kemi parë se si e ka ruajtur unitetin, pasi e ka përçarë . Ai mbrohet vetëm me amerikanët dhe e ka injoruar bazën e partisë. Tani që firmat u mblodhën thotë janë falsifikuar firmat. Por a nuk ka gjë më të mirë se sa të provosh se ke të bësh me një falsifikator? A ka një listë të anëtarëve të Kuvendit? Nëse ka nja listë, ka firma, merrini ballafaqojini më listën dhe nëse nuk janë të falsifikuara atëherë zgjidhet çështja, ose Berisha mashtron ose Basha kërkon të marrë vendime autoritare.

Rakipllari: Anëtarët e Kuvendit Kombëtar të PD-së janë trupë politike, nëse ke 4200 firma këta njerëz bëhen publike…Përse nuk dalin publikisht? Nuk më intereson procedura partiake…



Skip to toolbar