Balla replikon me Bashën: Me statutin e PD bëj ç’të duash, këtu…

Më të fundit


Përplasje të forta ka pasur në Kuvend, mes Taulant Ballës dhe Grids Dumës. Kreu i grupit parlamentar të PS, Balla tha se nuk e kupton se nga i buron gjithë ai helm dhe ofendime që nxjerr kur flet, po nuk ka munguar replika e Dumës e cila tha se helmohet kur dëgjon njerëzit në Elbasan se si janë të shtypur dhe Balla është kthyer në një diktator të asaj zone.

Balla: Kushteuta, rregulloja dhe kodi i etikës, kushdo që i shkel të jesh i sigurt që kushdo që shkel do marrë ndëshkimin e duhur.  Nuk e kuptoj ende dhe sa kohë duhet të ndërhyjë ky parlament që një deputet të marrë fjalë dhe në atë moment të mos flasë askush! Ky është parimi themelor unë ju garantoj që nga kjo anë sallë edhe kur deputet, dhe zonja ka një problem të madh me vete aq sa herë flet do ofendojë, nga të vjen gjithë ky helm. I prodhon më shumë helm se sa absorbon vetë. Kjo është keqardhje.

Duma: E di ku e gjej helmin? Kur kam shkuar te zona e tij (Taulant Ballës), kur thoni probleme mos të na kapi kamera se ai ka zaptuar të gjithë vendin, tek diktatori i atij vendi, tek njerëzit që i keni zvogëluar në ekzistecë dhe në në shpirt. Ju duartrokisni për çdo gjë që bëni gabim. Kur keni gabime pranojini dhe aty filloni të ekzistoni politikisht.

Balla, në fjalën e tij ka replikuar me kryedemokratin Basha në lidhje me respektimin që ai dhe grupi i deputetëve të opozitës duhet të kenë ndaj tre librave themelorë të respektimit në kuvend.

Balla ka theksuar ndër të tjera se Basha mund të bëjë ç’të dojë me statusin e PD-së por me Kushtetutën, me librin e  rregullave të kuvendit dhe kodin e rregullores nuk do të ketë shans që të vërë dorë.

“Kjo është kushtetutë është rregullore , të gjitha janë librat që rregullojnë marrëdhënien në këtë sallë. Libri i rregullave, kodi i sjelljes dhe Kushtetuta, mund të keni përçmimin për to por në këtë sallë kush do i sjellë do të marrë ndëshkimin që meriton secili prej tyre., parimi themelor që ju nuk po zbatoni është e drejta e fjalës. Se di sa kohë duhet që të diskutojmë që një deputet të marrë fjalën dhe askush tjetër të mos ndërhyjë. Basha unë jua qaj shumë hallin por asnjëra nga këto nuk janë statusi i PD-së, atje bëj ç’të duash, me atë nuk merremi por me këto tre libra harroje”, la thënë Balla.



Skip to toolbar