Gjuha e përdorur nga Edi Rama dje në Kuvend, sipas Açkes, është bërë shkak për revoltën e deputetëve të opozitës gjatë ditës së sotme.
Si anëtare në komisionin e Etikës, ajo tha se do të depozitojë atje sjelljen e kryeministrit e shpresoi që të merren masa.
“Si anëtare e sekretariatit të etikës, kam dashur të them edhe dje. Ajo që ka ndodhur dje ka qenë kulmi i këtyre ditëve dhe sulmi fyes i kryeministrit. Është ajo etike të përdoret ajo gjuhë që ai ka përdorur dje. Nuk pati këtu asnjë vërejtje. Do të ishte e mirëkuptueshme nëse zoti Balla do e merrte fjalën dje dhe zonja Bushka dje.
Nuk e morën dje, e të kenë parasysh që të jenë më korrekt me gjënë e djeshme e të vijnë sot e të bëjnë vërejtjet e tyre. Sjelljen e kryeministrit do e depozitoj në sekretariat dhe shpresoj të merrni masa. Ju keni të drejtën tuaj të silleni e përunjur përpara kryeministrit tuaj, por ne nuk e kemi detyrim këtë gjë. Nëse ju ndiheni e zgërlaqur para tij e nuk flisni, ne nuk e kemi këtë sjellje, jo vetëm para kryetarit tuaj, por edhe para kryetarit tonë”, tha Açka.