“Si më djeg zemra mua, ashtu çika çika të bëhet ai.”. kështu deklaron nga ambientet e gjykatës së Fierit, babai i Mateos së vogël, i cili u vra barbarisht nga fqinji i tij, 38-vjeçari Klodian Çalamani.
Me tone të forta, babai i viktimës kërkon drejtësi, bashkë me gruan dhe familjarët e tyre. Ata me forcë kanë hyrë në ambientet e gjykatës, ku pritet që të vijë autori i vrasjes, të cilit do t’i komunikohet sot masa e sigurisë.
Vrasja e 8-vjeçarit ndodhi dy ditë më parë në fshatin Greçalli të Fierit, ku pasi e rrëmbeu, fqinji e goditi me kazmë në kokë vogëlushin, dhe trupin e pajetë të tij e groposi në oborr. Krimi ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa shumë qytetarë kanë kërkuar kthimin e dënimit me vdekje.