Thirrjet për dy kuvende, Minxhozi: Berisha ka mundësi të dëmtojë sistemin e PD

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi është i mendimit që dy kuvende, nënkupton dy pati. 

I ftuar në emisionin “Real Story”, ai tha se nga kjo “përplasje” do të ketë një përgjysmim të partisë dhe kjo nuk është në të mirë të PD. Sipas Minxhozit, duhet të kishte një negociatë me Sali Berishës dhe pjesës së lidershipit të PD pas përjashtimit nga grupi parlamentar, në mënyrë që kjo situatë aktuale të evitohej. 

“Sot kemi 4.200 fije letre në zyrën e Edi Palokës. Problemi është që Berisha ka hallin, ju stemën e seriozitetin për të ruajtur. Një parti serioze ka për detyrë ta sqarojë këtë punë në mënyrë që të mos shkojë në këtë mes fati i personave dhe i stemës. Ju kështu po luani me tanke, me kundra ajrorë brenda në korridoret e partisë. Ju mendoni që kush do të dali gjallë nga kjo do të gëzojë fitoren, por do e kuptoni që mbrapa s’do të ketë mure fare.

Ju si politikanë e dini shumë mirë tashmë që në kushtet që ndodhet PD dhe çdo parti shqiptare, me këtë lloj frakturë edhe gjysma dëmton më shumë se gjysma. Ky sherr do të ketë më së paku moshën e deputetit aktual. Sa kontrollon Berisha në Parlament aq do të jetë sherri. Një 10 më pak në Kuvend, e zbeh forcën e opozitës në parlament. Pas shtatorit ju mungon negociata për të shpëtuar PD. Tani po luftohet për fatin e PD. Këtu improvizohet nga mëngjesi në darkë. Sepse pa non grata nuk do të kishim as 11 e as 18, s’do të kishim Berishë të përjashtuar.

Duhet parashikuar kjo situatë që në fund të vitit do të vinte duke u nxehur. Më mirë se të bënit një kongres i bënit një numërim të atyre fletëve. Në momentin që keni stemën dhe seriozitetin do të thotë që i gjeni fletët. Është propozuar nga Paloka që të ketë një komision që t’i numërojë. Mos të ketë 18 se është shantazh me 11. Partia kështu do të çahet, dy kongrese janë 2 parti. Sali Berisha duhet të kishte ikur që në 97-ën, por që puna erdhi deri këtu ju për hir të stemës dhe seriozitetit nuk duhet të silleni në mënyrën që le të ikë. Sali Berisha ka mundësi jo të dëmtojë sistemin, por sistemin në PD ka mundësi ta dëmtojë. Kjo është dy përplasje dhe në fund do të keni vetëm gjysmën”, tha Minxhozi.



Skip to toolbar