Tabaku: Kushtet per integrimin te paplotesuara, por negociatat te hapen si mjet monitorimi

Më të fundit


Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku takoi të premten Ministrin e Jashtëm Austriak, Michael Lin Hard. Znj.Tabaku falenderoi ministrin për mbështetjen e dhënë për Shqipërinë në procesin e integrimit europian si dhe ndihmën gjatë tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë së Covid-19.

Znj.Tabaku theksoi se integrimi europian është një proces I cili kërkon një strukturë përgjegjëse dhe për këtë qeveria nuk ka menduar gjatë këtyre viteve. Gjithashtu nuk ka një buxhet të dedikuar për të. Ajo u shpreh se Bashkimi Europian duhet të nisë negociatat me Shqipërinë, jo sepse janë përmbushur kushtet por si një mjet monitorimi për vendin.

Një temë tjetër e cila u diskutua gjatë takimit është numri i lartë i azilkërkuesve nga Shqipëria. Znj.Tabaku u shpreh se gjatë viteve të fundit është rritur numri i azilkërkuesve nga vendi. Ky ishte dhe shqetësimi i ngritur nga ministri i brendshëm austriak, gjatë vizitës së tij në shtator të këtij viti. Ajo shtoi se ligji i propozuar nga qeveria “Për të huaj” i jep mundësinë shumë qytetarëve nga vende të treta të përdorin vendin si urë kalimi drejt Shqipërisë.



Skip to toolbar