Vrasja e Fridman Xhaferrajt, gjykata e Korçës lë në burg autorin e dyshuar

AKTUALITET


Gjykata e Korçës ka lënë në burg autorin e dyshuar të vrasjes së 25-vjeçrit Fridman Xhaferraj, në 13 Qershor të këtij viti. Në seancën për njohjen me masën e sigurisë të vendosur në mungesë nga gjykata e Korçës, prokuroria paraqiti dinamikën e ngjarjes ku veç Kristi Bixhekut në kërkim është edhe Lulzim Spahija, si bashkëpunëtor në ngjarjen e rëndë.

Prokuroria e Korçës pas paraqitjes së provave për dy të dyshuarit për ngjarjes në vrasjen e 25-vjeçarit i kërkoi gjykatës që Bixheku të vazhdojë të qëndrojë i izoluar deri në përfundim të hetimeve.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim.

Fridman Xhaferraj u gjet i pajetë nga banorë të fshatit Gjanç në rezervuar, i lidhur me litar në gjymtyrë, dhe me një plagë në kokë të shkaktuar nga goditja me mjet prerës. Policia identifikoi si autorë të dyshuar dy shtetasit Kristi Bixheku dhe Lulzim Spahija i cili vijon të jetë në kërkim prej 5 muajsh.

Sipas prokurorisë vrasja dyshohet të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës mes viktimës dhe autorëve, të tre me precedentë penalë në fushën e narkotikëve.



Skip to toolbar