Policia e Lezhës ka shoqëruar në komisariat 3 persona për videon e publikuar në media ku tre civilë dhe të armatosur kontrollojnë klientët e një lokali.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zejmen. Sipas informacioneve të para, tre të shoqëruarit do të procedohen penalisht për “mos kallëzim krimi” pasi nuk ka raportuar për ngjarjen.
Nga ana tjetër, policia ende nuk ka identifikuar tre personat që janë shfaqur të armatosur rëndë në video, të cilët kontrollonin klientët.