Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka depozituar në parlament një amendament për rritjen e buxhetit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ndërkohë që në parlament pritet të miratohet buxheti 2022, Balla tha se Kuvendi që nga viti 2016 ka miratuar çdo kërkesë të ardhur nga institucionet e reja të drejtësisë. Amendamenti ka të bëjë me shtimin e 60 mln lekëve për shpenzime korrent.
“Amendamenti që kam depozituar është saktësim i një diskutimi në komisionit e ekonomisë dhe ka të bëjë me një qasje që Kuvendi e ka pasur. Që prej 2016 Kuvendi ka mbështetur kërkesat që kanë ardhur nga institucionet e reja të krijuara në sistemin e Drejtësisë për t’i mbështetur kërkesat e tyre për një buxhetim sa më adekuat të aktivitetit të tyre.