“Strategji për shfokusimin e votuesit”, Kryemadhi: PD dhe PS bashkëpunuan për të vonuar zyrtarizimin e fletës së votimit
Teksa sqaroi të gjitha etapat që PD dhe PS ndërmorën për të vonuar printimin e fletës së votimit, Kryemadhi u shpreh se për herë të parë në historinë e zgjedhjeve fleta e votimit u printua vetëm 18 ditë para, duke mos dhënë mundësinë për t’i shpjeguar votuesve mënyrën e votimit dhe duke krijuar konfuzion, i cili solli dhe numrin e lartë të votave të pavlefshme.
“Në e dimë shumë mirë që Partia Demokratike ka qenë një nga hartuesit kryesor të kodit zgjedhor. A mund të më shpjegoni sesi një nga hartuesit kryesor të kodit zgjedhor çon në KQZ listën me 251 emra? Pra, ose ke deficencë mendore ose je diabolikisht i poshtër pse e them këtë? Dhe 12 parti çojnë 153 emra, pse ti që je hartuesi i kodit zgjedhor coke 251 emra? Sepse këtu vijmë pastaj dhe tek lista përbashkët që thoni. Sepse këtu kemi vonuar dy javë fletën e votimit. Sepse KQZ-ja ja hedh poshtë, shkon në KAS 4-5 ditë”, tha Kryemadhi.