Kërkoi fakte për Berishën, zbulohet përgjigjja e DASH : U bazuam në informacione të klasifikuara

Më të fundit


Departamenti Amerikan i Shtetit, reagon pas letrës së Kongresmenit Lee Zeldin, për të marrë më shumë informacion mbi arsyet e shpalljes së Sali Berishës non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas letrës së bërë publike, thuhet se ky veprim është marrë pasi ish Kryeministri Sali Berisha është përfshirë në korrupsion gjatë kohës që ka qenë kryeministër i Shqipërisë, duke shfrytëzuar postin e tij.

“Përfshirja e zotit Berisha në korrupsion të konsiderueshëm ndodhi gjatë mandatit të tij si Kryeministër i Shqipërisë dhe përfshinte shpërdorim të fondeve publike dhe ndërhyrje në procese publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimin e tij dhe për pasurimin e tij, aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë. Për më tepër, siç vuri në dukje Sekretari, vetë retorika e zotit Berisha tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsionit dhe masave të llogaridhënies.”- thuhet në letër.

Në letrën e DASH drejtuar kongresmenit, thuhet se disa nga aktivitetet korruptive të Sali Berishës janë raportuar gjerësisht edhe në mediat shqiptare dhe ato ndërkombëtare.



Skip to toolbar