U fut në tualet për t’i shpëtuar flakëve, detaje nga vdekja e 12-vjeçares, familja po ndriçohej me qiri

AKTUALITET


Të tjera detaje janë bërë të ditura në lidhje me vdekjen e 12-vjeçares në Derviçan të Gjirokastrës, banesa e të cilës u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme.

Sipas News24, shkak i zjarri në banesë është bërë një qiri, i cili përdorej për ndriçim, pasi mbrëmjen e djeshme zona e Dropullit prej orës 17:00 ishte pa energji elektrike.

Pasi flakët u shpërndanë në banesë, 12-vjeçarja Krisanthi Ndrico u fut në tualetin e shtëpisë, për ti shpëtuar zjarrit, por nuk ka mundur dot.

Së bashku me vajzën në banesë ishte edhe babai i saj, Irakli Ndrico, i cili ndodhet në spital.



Skip to toolbar