Athina “vishet” kuqezi për festën e shqiptarëve, Veliaj falënderon Bakoyanis

AKTUALITET


Për herë të parë, Athina ka ndezur dritat kuqezi për të përshëndetur festen e shpalljes se Pavarësisë së shqiptarëve.

Një gjest i bukur i Bashkisë e kryeqytetit grek, i cili ka bërë përshtypje tek mijëra emigrantët shqiptarë në Greqi, të cilët kanë përshëndetur veprimin.

Ndërkaq, kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një postim në “Twitter”, ka falënderuar kryebashkiakun e Athinës, Kostas Bakoyanis.

“Faleminderit mik i dashur për ndriçimin e qytetit me ngjyrat kuqezi, për të celebruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

E çmojmë shume respektin tuaj për mijëra punëtorë të palodhur që kontribuojnë çdo ditë për ta bërë Athinën një qytet më të përparuar. Flm vëlla”, shkruan Veliaj në postimin e tij.



Skip to toolbar