Çela uroi me foton e diktatorit Enver Hoxha, PD: Do propozojmë paketë ligjore për dekomunistizimin

Më të fundit


Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar për rastin e djeshëm, ku në grupin e “Whatsappit” të Komisionit të Sigurisë, deputeti socialist, Bujar Çela, uroi 28 nëntorin me një foto të diktatorit Enver Hoxha.

Alibeaj tha se kjo masë shpreh nevojën e menjëhershme për dekomunistizimin e shoqërisë, e për këtë tha se kanë kërkuar përpilimin e një pakete ligjore.

“Rrasti i djeshëm i deputetit Bujar Çela tregon më së shumti që nuk është një rast i shkëputur, por më tepër se kaq. Shtron për diskutim nevojën për tu distancuar nga diktatura Enverhiste dhe ndikimi në të ardhmen. Urimi me foton e diktatorit Hoxha nga një ligjvënës nuk është thjesht shkelje etike, por më tepër. Kjo tregon nevojën urgjente për dekomunizimin e shoqërisë shqiptare. Në emër të kolegëve deputetë, do të kërkojmë në Këshillin e Etikës marrjen e masave ndaj deputetit në fjalë, si një reagim i domosdoshëm. Po përveç kësaj, ajo që ne kemi propozuar kryetarit të partisë, është që PD, të paraqesë një paketë të plotë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare’, tha Alibeaj.



Skip to toolbar