Flasin pacientët me Covid: Po të ishim vaksinuar do ishim në shtëpi me fëmijët

AKTUALITET


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bën thirrje ndaj qytetarëve që të vaksinohen teksa ka publikuar dhe rrëfimet nga disa pacientë të shtruar në spitalin Infektiv.

“Ju lutem dëgjoni apelin për vaksinim nga qytetarët që po përballen me pasojat e covid19 në Spitalin Infektiv, në një kohë kur rreziku nga varianti i ri Omicron përbën shqetësim për të gjitha vendet dhe e vetmja mundësi për t’u mbrojtur dhe për të frenuar përhapjen e pandemisë është VAKSINIMI”, shkruan Manastirliu në postimin e saj.

 Apeli i qytetarëve të shtruar në spitalin Infektiv:

“Në familjen time të gjithë janë të vaksinuar, përveç meje sepse ajo ishte zgjedhja ime. Dhe kjo zgjedhje e gabuar më çoi këtu ku jam. Dua të them që të gjithë të rinjtë pa përjashtim duhet të vaksinohen”

“Po ju them të gjithëve të vaksinohen se do të përfundoni si puna ime këtu”

“U bëj thirrje të gjithëve mos ta marrin për shaka”

“I bëj thirrje të gjithë moshës të rinjve, se 45 vjeç jam edhe më të vegjël, të vaksinohen një orë e më parë. Po të ishim vaksinuar do të ishim në shtëpi me kalamanjtë”



Skip to toolbar