Krim i rëndë në një familje shqiptare në Greqi. Një 40-vjecar shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij. Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Blaxioti, Lakonia.
Viktimë ka mbetur një 36-vjecare, e cila u mbyt me duar nga burri i saj, pas një sherri për motive banale.
Fill pas krimit, autori telefonoi më pas policinë ku tregoi ngjarjen. Forcat e policisë mbërritën në banesë dhe gjeten viktimën pa ndjenja, të cilët e transportuan në spital, ku u vërtetua dhe vdekja e saj. Çifti kishin dy fëmijë të mitur, ndërsa vetë punonin në bujqësi.