Sot ceremonia, Përparim Rama merr detyrën e kryetarit të Prishtinës

KOSOVA


Përparim Rama do të marrë sot detyrën e kreut të Komunës së Prishtinës. Mbledhja inauguruese ku pritet të bëhet betimi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe betimi i kryetarit Rama do të bëhet në ora 10:00.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje inauguruese do të bëhet pranim-dorëzimi ceremonial i detyrës së kryetarit të Prishtinës, nga Shpend Ahmeti tek Përparim Rama. Kujtojmë që Përparim Rama përfaqësoi garën për të parin e Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 17 tetor Përparim Rama ishte kandidati i dytë më i votuar, ndërsa i pari ishte kundërkandidati nga Vetëvendosje, Arben Vitia me 36 mijë e 818 apo 42,54 përqind të votave. Por në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 nëntor, rezultati u përmbys. Rama fitoi 41 mijë e 746 vota apo 50,98 përqind, kurse Vitia fitoi 40 mijë e 143 vota apo 49,02 përqind.



Skip to toolbar