Moti me erë dhe dallgë që ka përfshirë Adriatikun ka shkaktuar vonesa në lundrimin e trageteve. Edhe nga Durrësi edhe nga Bari tragetet janë nisur me vonesë.
“Golden Bridge” i parashikuar për t’u nisur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, ka lënë portin e Durrësit rreth orës 02:00 të kësaj të enjteje. “Rigel III” i parashikuar po ashtu për t’u nisur në orën 23:00 nuk është nisur fare. Ndërkaq, në portin e Durrësit nuk është ankoruar ende asnjë traget që vjen nga Bari.
“Rigel VII” dhe “Af Francesca” duhej të kishin mbërritur në portin e Durrësit në orën 08:00 të kësaj të enjteje, por kapiteneria bën me dije se do mund të bregëzohen në port në mesditë, rreth orës 13:00.
Burime nga kapiteneria bëjnë me dije se moti i keq në shtetin fqinj ka shkaktuar vonesa për lundrimin e trageteve të linjës Bari-Durrës