Eugena Tomini është liruar nga detyra si zëvendësministre e Shëndetësisë. Në vendimin e Këshillit të Ministrave gjatë mëngjesit të sotëm, Tominit i është besuar një tjetër detyrë.
Tomini është emëruar drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, duke zëvendësuar kështu Albana Ficon.
Kjo e fundit, pak ditë më parë u emërua drejtoreshë e QSUT-së. Lajmin e bëri të ditur Ministrja Ogerta Manastirliu disa ditë më parë.