Kuvendi emëron në krye të Autoritetit të Konkurrencës Denar Bibën

Më të fundit


Denar Biba emërohet në krye të Autoritetit të Konkurrencës. Kuvendi i Republikës votoi ditën e sotme me 72 vota pro, 37 kundër dhe asnjë abstenim, kandidaturën e Bibës të ardhur nga socialistët për në krye të Autoritetit të Konkurrencës.

Biba nuk ka mundur të marrë dy vota prej grupit parlamentar socialist, njëra prej të cilave ishte paralajmëruar kundër nga deputeti Erion Braçe, gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë.

Denar Biba, i cili u propozua për këtë post nga 28 deputetë, zëvendëson në krye të Autoritetit të Konkurrencës, Juliana Latifin dhe pritet të ketë në këtë pozicion një mandate 5-vjeçar.

Kandidatura e tij hasi në kundërshtinë e opozitës, ku gjatë seancës plenare nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cilësoi si të papërshtatshëm emërimin e tij, pasi rezulton një persona që ka shkuar deri në Strasburg dhe u ka bërë shantazh gjyqtarëve lidhur me ligjin e pronave të Shqipërisë.

“Dua të ndalem në dy momente kryesore. Autoriteti i Konkurrencës është institucioni kryesor për mbrojtjen e konkurrencës në treg. Ky institucion ka dështuar. Ne në komision presim kryetaren e Autoritetit të konkurrencës dhe sot e dy muaj është ende e infektuar me koronavirus. Nuk kemi asnjë vendim në të mirë të qytetarëve për rritjen e çmimeve të ushqimit. Në rolin e këtij institucioni, sot në Ditën e Luftës kundër Korrupsionit, Kuvendi do të miratojë zotin Denar Bibën.

Unë nuk e njoh fare zotin Denar Biba dhe nuk e kam takuar asnjëherë. Por unë di pozicionin e tij që shkoi në Strasburg për t’i bërë shantazh gjykatësve për të mbrojtur ligjin antikushtetues të pronave në Shqipëri. Di raportet ndërkombëtare të BE, Gjykatës së Auditit, Departamentit të Shtetit që sot sektori më i korruptuar ai i Prokurimeve Publike.  Atij i kanë kërkuar të bëjë diçka dhe ai e ka bërë. Sot qeveria po i var mëlçitë në qafë ujkut” – tha Tabaku.



Skip to toolbar