Kreu i Gurpit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar situatën politike brenda kampit blu. I ftuar në emisionin “Real Story”, Balla u shpreh se opozita në 3 muajt e fundi ka ndryshuar dhe ka kuptuar se beteja bëhet me instrumenta. Balla ka prekur edhe çështjen ‘e nxehtë” të debateve kohët e fundit të Toyota Yaris duke u shprehur se Basha po vuan pasojat e asaj qasje që ka pasur ndaj tij me akuza për të njëjtën çështje.
“Keni përballë një person që ka gjyqe për shpifje ndaj familjes Berisha. Unë besoj që Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë. Në aspektin e kërkesave nga opozita këto 3 muaj është një opozitë krejtësisht ndryshe. Opozita ka kuptuar se beteja bëhet me instrumente dhe po përdor një pjesë të tyre. Për sa i përket asaj që po ndodh brenda PD-sëë, unë ia kam thënë Bashës vetë për Toyota Yaris. Basha po vuan pasojat e të njëjtës qasje. Basha e ditë se në qershor të 2018 e dinte që nu ka lidhje me mua. Tani është Berisha që po e përdor në të njëjtën formë si akuzë ndaj Bashës. Berisha i ka mbyllur marrëdhëniet me shqiptarët. Një njeri që në 25 vite i ka marrë Shqipërisë gjithçka dhe ky njeri ta rishesi veten si njeriu që do të shpëtojë Shqipërinë. Të merresh sot me Berishën është humbje kohe. Modeli Berisha është i dështuar. Shqipëria është e kërcënuar nga modelet Berisha”- tha ai.
Më tej Balla tha se do të ishte mirë që çdo periudhë kohë kryeministri dhe kryetari i opozitës në Shqipëri të takoheshin dhe të diskutonin për çështje të ndryshme. Sipas Ballës Basha është po i njëjti person që ka qenë pasra 9 shtatorit dhe ajo që po ndodh sot me Berishën është e njëjta gjë që ka ndodhur me çdo person në 30 vite.
“Kryetari i opozitës është numri 2 në një vend dhe do të doja që Shqipëria në një kohë jo të largët që së bashku me kryeministrin që ta kenë të percaktuar që të takohen dhe të flasin për çështje të ndryshme. Basha është po ai që ka qenë para 9 shtatorit me 1 mijë defektet e veta. Ajo që po i ndodh sot Bashës në marrëdhënie me Berishën është ajo që Berisha ka bërë me këdo për 30 vite. Unë bie dakord me atë që SHBA-të do të vazhdojnë ta përdorin për elementë të korrupsionit. Është shumë e qartë që mekanizmat e SHBA do të vazhdojë. Politikanët shqiptarë duhet të kuptojnë se këto mekanizma nuk mund të përdoren për debatin e ditës”- tha ai.