Vizita e Escobar në Shqipëri, Yuri Kim: SHBA ka në fokus luftën kundër korrupsionit!

Më të fundit


Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas vizitës së Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, Gabriel Escobar ditën e djeshme në Shqipëri.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kim shkruan se Escobar riafirmoi mbështetjen amerikane në procesin e integrimit europian.

Sërish rëndësia, sipas diplomates amerikane, është tek lufta kundër korrupsionit dhe angazhimi i SHBA-së për këtë çështje.

Postimi i Yuri Kim:

Gjatë vizitës së tij në Tiranë ditën e djeshme, Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar falenderoi Shqipërinë për partneritetin e fortë dhe riafirmoi dhe njëherë mbështetjen amerikane në integrimin europian. Ai nënvizoi se SHBA ka fokus në luftën kundër korrupsionit dhe atyre që tentojnë të minojnë demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Ne jemi besimplotë dhe shpresojmë që të forcojmë marrëdhëniet mes dy vendeve, të rrisim kapacitetet tona në fushën e sigurisë, si anëtarë të NATO-s. Të krijojmë më shumë mundësi për shkëmbime tregtare dhe investime, të punojmë sëbashku drejt integrimit rajonal si dhe sfidave globale, si pjesë e anëtarësisë së Këshillit të Sigurisë në OKB.



Skip to toolbar