Atentat në Laç, biznesmeni vritet me armë zjarri brenda makinës së tij

AKTUALITET


Qyteti i Laçit është tronditur këtë mëngjes nga një atentat të bërë në zonën e quajtur Sanxhak.

Mesohet se i vdekur ka mbetur biznesmeni 55-vjeçar, Pilot Rroli.

Nga informacionet e para mësohet se viktima ishte duke udhëtuar me mjetin e tij, ku është qëlluar me armë.

Shërbimet e policisë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Po ashtu, janë ngritur edhe pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit/ve.



Skip to toolbar