Miliarderi Elon Musk zgjidhet ”Personi i Vitit 2021” nga revista Time

BOTA


Miliarderi Elon Musk është personi i vitit 2021 për Time.

“Njeriu që aspiron të shpëtojë planetin dhe të na japë një tjetër ide se ku mund të jetojmë: gjeni, kundërthënës, vizionar, industrialist, showman: një hibrid i çmendur është mënyra se si revista amerikane e përcaktoi CEO-n e Tesla dhe Space X që fitoi kopertinën që feston personin ose konceptin më domethënës të vitit.

“Në vitin 2021 Musk u shfaq jo vetëm si personi më i pasur në botë, por edhe si shembulli më i pasur i një transformimi masiv të shoqërisë”.

Tradita e ‘’Personit të Vitit’’ të Time daton në vitin 1927: i lindur si “Njeriu i Vitit” që atëherë nuk njeh vetëm një individ, por edhe grupe individësh ose kategori, lëvizje ose ide që patën ndikimin më të madh për atë vit. Zgjedhja vjetore nuk konsiderohet domosdoshmërisht një nder: në vitin 1938 Adolf Hitler u emërua ‘’Njeriu i Vitit’’ për ndikimin e tij negativ.

Në kategorinë ‘’Heroi i Vitit’’ u zgjodhën shkencëtarët që zhvilluan vaksinat kundër Covid-19.



Skip to toolbar