Tërmet 7.6 ballë në Indonezi. Jepet alarmi për cunami

BOTA


Një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 ballë të shkallës Rihter tronditi Indonezinë lindore sot, duke shkaktuar alarm për cunami. Tërmeti u regjistrua në orën 05:20 në një thellësi prej 76 km në detin Flores.

Shërbimi sizmologjik dhe meteorologjik i Indonezisë ka lëshuar një alarm emergjent për cunami për valët sizmike, por më vonë autoritetet indoneziane e tërhoqën paralajmërimin.

Tërmeti i fortë shkaktoi panik te banorët e ishullit Flores, të cilët nxituan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, por deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale, sipas kreut të shërbimit meteorologjik dhe sizmologjik indonezian.



Skip to toolbar