Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka do të mësojë sot nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit masën e arrestit.
Mësohet se vetë Koka nuk do të paraqitet në seancën gjyqësore, për arsye që ende nuk dihen, por në sallë do të paraqitet vetëm avokati i tij. Ish-ministri i Mjedisit ka zgjedhur të mbrohet nga avokati Fatmir Braka, i cili njihet edhe si avokati i ish-Kryeministrit Fatos Nano.
Avokati Fatmir Braka
Policia ka kryer mbrëmë 4 kontrolle në Elbasan, Durrës, Fier dhe Tiranë për gjetjen e shtetasit K.Z por s’eshte gjetur. S.G sipas sistemit TIMS është ende jashtë vendit.
Koka u vu në pranga ditën e djeshme pasi akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai u prangos në shtëpinë e tij në Durrës dhe me duar në xhepa e pa pranga u filmua teksa futej në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.