SPAK mbyll hetimet për “Shpirtin”, në GJKKO 28 të akuzuar. Mes tyre prokurori e 2 ish-truprojet e Tahirit

AKTUALITET


Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar këtë të mërkurë ka vendosur mbylljen e hetimeve për 28 personat e arrestuar dhe proceduar në kuadër të operacionit të koduar  “Shpirti”.

Sipas vendimit të gjithë këta persona u proceduan dhe u arrestuan në kuadër të një hetimi antidrogë italo-shqiptar disavjeçar, rezultatet e të cilit u komunikuan nga SPAK gjatë në atë kohë në  një konference të përbashkët për shtyp me autoritetet e prokurorisë italiane më 2 korrik.

Ndërkohë për këtë dosje të pandehur u morën të pandehur edhe prokurori i Vlorës Maksim Sota, të cilin SPAK e mori të pandehur për shpërdorim detyre ish shefi i antitrafiqeve Ilirjan Balla si dhe dy ish badigardët e Tahirit, agustin Deda dhe Hekuran Marku, njëri i arrestuar në Francë dhe tjetri në Gjermani. Për këto dy të fundit rëndon akuza e trafikut të drogës.

Kujtojmë se në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”, të zhvilluar në 2 korrik janë sekuestruar million euro dhe kanë rënë në pranga 28 persona mes të cilëve prokurori i Vlorës Maksim Sota, ish-oficeri i policisë në Vlorë, Festim Lelaj, i proceduar edhe në kohën e Tahirit.



Skip to toolbar