Vangjel Dule refuzon interpelancën me Spiropalin për minoritetet, kërkon Ramën

Më të fundit


Deputeti Vangjel Dule, ka thirrur në interpelancë ditën e sotme në seancë plenare në Kuvend kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë kryeministri Rama e ka deleguar interpelancën.

Për këtë arsye deputeti Dule tha se  me këtë qëndrim kryeministri tregoi se prioritet i tij nuk janë pakicat minoritare.

“Në lidhje me respektimin e të drejtave të minoriteteve me nivelin e përmbushjes së standardeve ndërkombëtare dhe objektivat në kuadrin e  negocimit me BE. E kërkova me kryeministrin interpelancën , por sot njoftohem se kryeministri nuk paska denjuar të diskutojë për këtë çështje. Qëndrimi i tij dëshmon se për të respektimi i të drejtave të minoriteteve nuk është në agjendën e prioriteteve të tij, por për fatin tonë të mirë ekziston në agjendën e BE-së. Ky debat nuk mund të bëhet i fragmentarizuar, por vetëm me atë të cilit i jam drejtuar. me keqardhje nuk e pranoj zhvillimin e kësaj interpelance, nëse ju keni mirëkuptimin zhvendoseni në një datë të përshtatshme për kryeministrin”, ka thënë ai.

Nga ana e saj ministrja e për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh se qeveria shqiptare ka respektuar të drejtat e minoriteteve dhe se deputeti Dule në fjalën e tij tha vetëm të pavërteta.

Më lejoni t’ju sqaroj se në respekt të kërkesës tuaj vendosëm që këtë interpelancë ta mbajmë sot. Ju vendosët e mos e zhvilloni , por kohën tuaj e konsumuat duke thënë  disa të pavërteta. Jo vetëm qeveria shqiptarë por gjithë ky vend ka respektuar pakicat kombëtare”, ka thënë ajo.



Skip to toolbar