Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, sapo ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, nën masa të shumta sigurie.
Ish-ministri Koka u arrestua dy ditë më parë nga SPAK, pasi akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.
Lefter Koka akuzohet se ka abuzuar me tenderat e inceneratorëve, që konsiderohet si një nga aferat më të mëdha të dekadave të fundit në vend.