Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka paralajmëruar për pasoja anëtarin serb të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik.
Në një bisedë telefonike me të, Chollet mësohet se të ketë thënë se hapat e koalicionit qeverisës të Republika Srpskas për t’i minuar institucionet e Bosnjës e Hercegovinës janë të papranueshme.
“Sot në një telefonatë me Milorad Dodik theksova se hapat e koalicionit qeverisës të RS për t’i minuar institucionet e BeH janë të papranueshme. Korrupsioni dhe veprimet kundër Dejtonit do të kenë pasoja. Duhet të ketë një kthim në dialog brenda institucioneve të BeH”, ka shkruar Chollet në Twitter.