Kuvendet e PD, Lami: Nuk përjashtohet një parti e re. Murati: Berisha reagoi kur iu prekën interesat

Më të fundit


Situata në Partinë Demokratike është temë debate në emisionin “Real Story” në “News 24”.

Politologu Ronald Lami, tha se nëse përfaqësia e partisë kërkon të ndryshojë lidershipin kjo nis me anë të një kuorumi, ndërsa shtoi se gjykata është ajo që do të vendosë fatin e kryetarit. Po ashtu, ai nuk përjashtoi mundësinë që mund të kemi krijimin e një partie të re.

“Përfaqësia kërkon të ndryshojë lidershipin e partisë, por kjo ka një procedurë, nis me një kuorum. Në krahun tjetër do të kemi të njëjtën gjë në Kuvendin e 18 dhjetorit. Nga ana juridike vetëm gjykata e vendos këtë. Grupet do të mbetet të ndara, mund të shkojmë drejt variantit të një logo të re, të krijimit të një partie. Nuk e zgjidh Gjykata situatën e brendshme të PD”, tha Lami.

Nga ana tjetër, gazetari Erl Murati tha se ish-kryeministri Sali Berisha reagoi kur iu prek interesi personal. Ai shtoi më tej se një pjesë e mirë e pjesëmarrësve në Kuvendin e 11 dhjetorit nuk ishin aty për Sali Berishën, por se sipas tij janë të pa kënaqur nga drejtimi i kryedemokratit Lulzim Basha.

“Në Kuvendin e 11 dhjetorit vetëm analizë politike s’u bë. Po të ishin seriozë, do të bënin analizë se përse humbën zgjedhjet e 25 prillit. Kanë qenë disa faktorë, bojkoti i parlamentit, mos pjesëmarrja në zgjedhje etj. Nëse nuk bëhet kjo analizë i kërkohet llogari Lulzim Bashës, edhe pse de facto, ato vendimet janë marrë bashkërisht me Berishën. Berisha duhet të ishte larguar nga skena politike. Historia është kjo, Basha u zgjodh me 80% të votave dhe nuk pati reagim nga Berisha. Në momentin që iu prek interesi personal reagoi. Shumica që janë aty besojnë që Berisha është i pa aftë dhe militantët duan pushtetin. Këtu hapet loja”, tha Murati.



Skip to toolbar