Beteja për PD, Basha mbledh sot Kuvendin, Berisha mban referendum për shkarkimin

Më të fundit


Kampet kundërshtare brenda Partisë Demokratike këtë të shtunë do të organizojnë dy aktivitetet më të rëndësishme që do të dëshmojnë dhe qëndrimet e shumicës.

Kryetari demokrat Lulzim Basha mesditën e sotme do të mbledhë delegatët e Kuvendit Kombëtar, ndërsa nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha zhvillon referendumin për të ratifikuar shkarkimin e Bashës, vendim të marrë një javë më parë në kuvendin e zhvilluar me 11 dhjetor.

Ndërkohë që në Pallatin e Kongreseve delegatët e PArtisë Demokratike dhe mbështetësit e bashës do të jenë pjesë e Kuvendit, nëpër rrethe mbështetësit e Berishës do të votojnë për referendumin për shkarkimin e Bashës.

Ndërkaq në gjykatën e Tiranës, janë dorëzuar dy statute nga Partia Demokratike, një nga kryedemokrati dhe një status

Ndërkohë PD është tashmë me dy statute në Gjykatën e Tiranës, njëri i dorëzuar nga Lulzim Basha i ndryshuar në Kuvendin e Partisë Demokratike në 17 korrik dhe një tjetër dorëzuar nga Grupi i Rithemelimit të PD, për regjistrim statutin e ri të miratuar në Kuvendin e Berishës me 11 dhjetor.

Të dyja palët nuk njohin statutet e njëra-tjetrës, ndërsa ditët në vijim pritet të jenë mjaft vendimtare për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend.

Rendi i ditës për Kuvendin Kombëtar të PD”

  1. Vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD, dhe axhendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.
  2. Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për Demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend, si dhe ndërtimin e mekanizimit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës, i cili në aleancë me krimin e organizuar dhe korrupsionin ka shkatërruar çdo mjet të funksionimit demokratik të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit nga qytetarët dhe kryesisht të rinjtë.
  3.  Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme, sipas objektivit “Partia Demokratike, partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm – Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”.

Mes disa pikave të draft vendimit për çështjen e organizimit dhe thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 18 Dhjetor ka edhe një pikë tjetër me rëndësi, që synon disiplinimin e strukturave.

“Çdo veprim apo akt tjetër, në çdo formë apo mënyrë, që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë së Partisë, do të përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të Partisë Demokratike.” thuhet në pikën 3 të vendimit të propozuar nga kryetari i PD.



Skip to toolbar