“PS, Tom Doshi”, shkruhet gjatë natës selitë e Berishës për referendumin

Më të fundit


Po zhvillohet sot referendumi kombëtar për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha, i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Teksa ka nisur votimi në mbarë vendin, në një foto që “BalkanWeb” sjell më poshtë shihet se selitë ku mbahet votimi janë zhgarravitur gjatë natës së kaluar.

Siç e shihni në foto, aty është shkruar “PS e Tom Doshit”, dhe ky shënim është bërë pikërisht te Njësia e kryedemokratit Basha, Njësia nr.8 në kryeqytet.

Kujtojmë që këtë të shtunë, 18 dhjetor, mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së, thirrur nga Kryesia dhe kryetari i partisë Lulzim Basha.

Kryedemokrati nuk e njeh Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit të Sali Berishës e për rrjedhojë edhe vendimet e marra prej tij.

Berisha ka thirrur sot referendumin që anëtarësia e PD të votojë për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar.



Skip to toolbar