Një ndërhyrje e rrallë dhe e suksesshme është kryer një ditë më parë nga doktor Selman Dumani, kardiokirurg në QSUT.
Bëhet fjalë për një ndëhyrje të valvulës së aortës të zemrës, duke i vendosur një protezë pa qepje, ndërhyrje kjo që kryhet për herë të parë në Shqipëri nga dr.Selman Dumani dhe ekipi i QSUT!
Operacioni doli me sukses të plotë dhe pacienti Rasim Bracaj, 77 vjeç është në gjendje të mirë shëndetësore!
Ndërhyrjet kirurgjikale të valvulës së aortës zënë vendin e dytë përsa i perket ndërhyrjes që kryhen në QSUT!
Pacientët me probleme të valvulës së zemrës kanë zgjidhje bashkëkohore në strukturën shtetërore ku nuk duhet të paguajnë asgjë pasi proteza ofrohet falas nga shteti !