Një e moshuar ka humbur jetën brenda banesës së saj, e cila u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës në Tiranë, ndërsa policia thotë se 90-vjeçarja ndodhej e vetme në shtëpi.
Me datë 18.12.2021, rreth orës 15:50, në Shkozë, në afërsi të shkollës “Androkli Kostollari”, ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. B., 90 vjeçe, e cila jetonte e vetme dhe si pasojë e zjarrit ka humbur jetën”, thotë policia.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.