Ndonëse sot ishte parashikuar që të mbahej seanca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, GJKKO ka vendosur që ta shtyjë gjyqin.
Gjyqi është shtyrë për në datën 5 janar. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatëve të ish-drejtorit të policisë.