“Sanksione për kë cënon paqen në rajon”, Escobar: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Më të fundit


Hapja e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një objektiv shumë i rëndësishëm i politikës së jashtme edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

SHBA ka ritheksuar edhe njëherë se hapja e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, mbetet një objektiv shumë i rëndësishëm.

Zëvendës Sekretari i Shtetit Gabriel Ecobar është shprehur se në një intervistë për Christian Amanpour se mungesa e perspektivës evropiane ka qenë një nga faktorët kryesore të destabilitetit të rajonit.

“Unë mendoj se duhet të rikthejmë angazhimin për anëtarësim në familjen evropiane të këtyre shteteve. Kjo e bën çdo shtet me të përparuar, më demokratik dhe me institucione më të qëndrueshme se më parë. Ky qëndrim është në thelb të diplomacisë tonë ndaj ne po punojmë me aleatet tanë evropiane që ta bëjmë realitet këtë premtim. Me Serbinë u hapën së fundmi kapituj të tjerë negociatash, në Malin e Zi kemi një përfshirje më të madhe dhe ka synime të qarta për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka thënë ai.



Skip to toolbar