Lirohet nga detyra drejtori i AKU-së, emërohet Jeta Deda

AKTUALITET


Jeta Deda është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave.

Deda zëvendës kështu në kreu të AKU Bledar Skënderin. Ish-anëtari i KQZ-së Skënderi u emërua në tetor 2020 si drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU).

VENDIMI I PLOTE

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AUTORITETIT KOMBËTAR TË USHQIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 65, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Bledar Skënderi, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Jeta Deda emërohet drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ



Skip to toolbar