Sekuestrohen 680 kg drogë në Itali, kapen dy shqiptarët

AKTUALITET


Një operacion antidrogë është zhvilluar në Itali nga Alexandria Guardia di Finanza.

Bëhet me dije se policia ka sekuestruar 680 kg hashash dhe marijuan. Në lidhje me këtë aktivitet kanë rënë në pranga dy shqiptarë dhe maqedonas, të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Mediat italiane bëjnë me dije se policia ishte në ndjekje të personave në fjalë, të cilët janë kapur në flagrancë duke fshehur drogën brenda kapanonit.

Policia veç lëndës narkotike policia ka sekuestruar edhe 3300 euro, të dyshuara si të siguruara nga kjo veprimtari kriminale.



Skip to toolbar