Pas 12 ditëve udhëtim në hapësirë, rikthehet në Tokë miliarderi japonez

BOTA


Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa, dhe asistenti i tij, Yozo Hirani, u kthyen në Tokë pas udhëtimit 12 ditorë në hapësirë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Miliarderi japonez Maezawa dhe asistenti i tij kryen me sukses në orët e para të mëngjesit uljen në qytetin Jezkazgan të Kazakistanit me anijen hapësinore Soyuz MS-20 nën drejtimin e kosmonautit rus Aleksandr Misurkin.

Ulja e anijes hapësinore u transmetua live nga faqja zyrtare e Agjencisë Federale Ruse të Hapësirës Roscosmos.

Ekipi hapësinor, pas ceremonisë së pritjes nën shoqërimin e ekipeve u dërgua në qendrën speciale në Moskë për rehabilitimin 14 deri në 21 ditorë pas udhëtimit hapësinor.

Maezawa edhe asistenti i tij përmbushën listën e tyre të përgatitur më parë lidhur me detyrat që do të kryenin në hapësirë në stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS). Krahas kësaj morën pjesë në punimin shkencor “Lazma” që zhvillohet nga shkencëtarët rusë për të vëzhguar lëvizjen e qarkullimit të gjakut në trup. Gjithashtu luajtën badminton në gravitetin zero me ekipin e ISS.

Në këtë mënyrë ISS ka pritur turistët e parë që nga viti 2009. Miliarderi japonez dhe asistenti i tij u nisën në udhëtimin e tyre hapësinor më 8 dhjetor nga baza hapësinore Baykonur në Kazakistan.



Skip to toolbar